Monday, October 6, 2014

Sukses apo Deshtim?!

Eshte e veshtire te perballesh me boten, ndonjehere me e veshtire nga c’mund ta perceptoje arsyeja njerezore. Ne te gjithe enderrojme dicka, te behemi dikush I rendesishem, te kemi nje potencial ndryshimi ne shoqeri. Ka nga ata qe duan te sjellin ndryshimin duke qendruar ne hije, ka edhe te tjere qe duan te sjellin ndryshimin vec per te fituar lavdi. E c’rendesi ka cilat jane endrrat e qellimet tona?! E rendesishme eshte qe dashur pa dashur ato na perballin me boten.
Bota! Dikush e mendon si nje rruzull te mbipopulluar ku gjithsecili punon per te mbijetuar. Por, jo. Kjo nuk eshte bota, ky eshte nje perceptim naiv I arsyes njerezore per te. Bota eshte nje arene gjigande, e cila gelon nga interesat e korrupsioni dhe ku keto te fundit vleresohen me trofete e fames e te pushtetit.
Kjo arene eshte shume e rrezikshme dhe e frikshme njekohesisht. Ketu, dija dhe endrrat, perballen me padijen e tradhetine. Eshte e mbipopulluar pa dyshim, por sigurohet te skualifikoje te gjithe te dobetit. Jo te dobetit ne sensin e padijes e mungeses se aftesive. Ne kete arene, te dobet jane ata qe nuk kane force te kundershtojne padrejtesite dhe qe tulaten nga suksesi I shtirur I te tjereve.
Eshte veti e jona te terhiqemi kur shohim se dikush tjeter po tiumfon, edhe pse realisht mund te kemi shume me teper force per te sjelle nje ndryshim kolosal. Pavaresisht faktit se ajo fare njerezore, teper e sigurt ne vetvete, permes teknikave manipuluese  grabit suksesin, nuk do te thote se duhet te terhiqemi. Mbase ndihemi teper te terhequr ndonjehere dhe kjo terheqje na ben te biem ne nje oaz pesimizmi.
E perse?! Mbase kjo veti e gabuar e jona eshte plus per klasen qe ka gjithcka. Eshte kjo kategori qe presupozohet te jete tejet e suksesshme, por qe ne fund te fundit ndan te njejten hapesire me ne. Jemi te gjithe qenie njerezore, dhe ashtu sic ne na paralizohen aftesite tona nga interesat e korrupsioni, dhe ne mund te riskojme per t’u bere pjese e suksesit te enderruar.
Suksesi e pushteti jane gjithmone ne doren e dikujt, por ama kontrata nuk eshte e perjetshme. Madje, nuk ka fare kontrate. Jemi ne qe mund te perdorim armet qe kemi ruajtur ne fshehtesi, per te fituar cka duam. Suksesi dhe pushteti jane gjithperfshirese. Pranojne ne gjirin e tyre te gjithe guximtaret qe per nje moment zgjohen nga makthet e deshtimit dhe I rikthehen punes se parreshtur per triumf.
Mundesite I kemi te gjithe te barabarta, vecse duhet te dime si ti perdorim mjeshterisht, per te arritur majat. Pra, jemi ne qe shkruajme fatin tone, jemi ne qe vendosim nese ne jeten tone do te behemi pjese e hijes, apo do te preferojme te kapin shkelqimin.

©Rubina Buzali 

2 comments:

  1. Keu dija dhe endrrat perballen me padijen e tradhetine , me bukur smund ta theshe , shum bukur ;)

    ReplyDelete
  2. This comment has been removed by the author.

    ReplyDelete